Në të ftohtin e acartë e kishin braktisur foshnjen në mes të rrugës, më pas ndodhi mrekullia…



Një vajzë e porsalindur. E kishin futur në një kuti dhe e kishin lënë në mesin e rrugës, në afërsi të një fshati. Temperaturat ishin të acarta.

Por fatmirësisht dhe mrekullisht, 4 të rinj (vajza e djem), u bënë shkas që foshnja të gjendet. 4 adoleshentët kishin dalë për të bërë një xhiro dhe rastësisht pikasën kutinë. Aty gjetën foshnjen. Të alarmuar nga tmerri me të cilën u përballën, ato lajmëruan prindërit. Një prej prindërve të të rinjve erdhi atje dhe e dërgoi me urgjencë foshnjen në spital.

“Sapo ishte errësuar, fëmijët po ndriçonin me celularët e tyre kutinë (ku ndodhej foshnja)”-tregoi prindi që shkoi në vendin e ngjarjes, pas telefonatës me të birin.

Nëna e këtij të fundit tregoi se me të dërguar në spital foshnjen, një doktor e kishte marrë dhe kishte nisur ta fërkonte me kujdes për t’i ngrohur duart dhe këmbët. Rezultoi se foshnja ishte vetëm pak ditëshe.

Vajza e porsalindur fatmirësisht nuk kishte qëndruar për shumë kohë në të ftohtin e acartë… dhe sipas mjekëve, nuk i rrezikohet jeta.

Policia nisi një hetim për të gjetur personin që braktisi fëmijën.

Familja e të riut që lajmëroi për gjetjen e foshnjes, ka tre djem dhe shprehu dëshirën për të adoptuar foshnjen e për ta rritur si vajzën e tyre.

Një mrekulli e vërtetë sesi kjo foshnje ka shpëtuar… duke patur parasysh se ajo u gjet në një zonë të ftohtë si Siberia (Rusi)… në vendin ku u gjet foshnja, temperaturat ishin afër 20 gradëve (C) minus, ndërsa kjo vajzë pak ditëshe, ishte e mbuluar vetëm me një mbulesë të hollë…

JU FTOJM TE SHT.YPNI VID.EON ME POS.HT per pamjet ekzlusive

Leave a Reply

Your email address will not be published.